Politike

Mes debateve, Nikolla shpall vendimin e Bashës: Bardhi nuk është pjesë e Grupit Parlamentar të PD-së

Nga Gazeta Si- Seanca e parlamentit është mbyllur mes tensioneve ndërmjet mazhorancës dhe opozitës, pjesës së mbështetësve të Sali Berishës. Shkak u bë jo vetëm rrëzimi i dy komisioneve hetimore parlamentare, por edhe njoftimi i kryeparlamentares Lindita Nikolla se Gazment Bardhi nuk është më kryetar i grupit parlamentar të PD-së dhe as pjesë e grupit parlamentar të kësaj force politike.

“Mbi përbërjen e grupit parlamentar i PD, Zoti Gazment Bardhi nuk është më pjesë e Grupit Parlamentar të PD, nga data 09/10/2023, si pasojë e mbarimit të afatit të anëtarësisë”, thuhej ndër të tjera në njoftimin e lexuar nga Nikolla.

Opozitës, pjesë së Rithemelimit iu rrëzua sakaq me 71 vota të mazhorancës socialiste edhe kërkesa për ndryshimin e përbërjen të komisionit të reformës zgjedhore.

Grupi parlamentar i PD:

Agron Gjekmarkaj

Arbi Agalliu

Bledion Nallbati

Dashnor Sulaj

Dhurata Çupi

Enkelejd Alibeaj

Eralda Bano

Ervin Salianji

Ferdinand Xhaferraj

Flamur Hoxha

Fultura Açcka

Gazment Bardhi (i përjashtuar)

Helidon Bushati

Jorida Tabaku

Lefter Gështenja

Lulzim Basha

Oriola Pampuri

Ori Nebiaj

Ramadan Lika

Kreshnik Çollaku

Xhelal Mziu

Zheni Gjergji


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë