Politike

Basha: PD duhet pastruar nga fryma autokratike dhe intolerante

Gjatë qëndrimit pranë Memorialit të të përndjekurve politikë në Lushnje, kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se emri i PD duhet pastruar nga fryma autokratike

“Te memoriali i të përndjekurve politikë në Lushnje, për të nderuar e kujtuar viktimat e regjimit më çnjerëzor në Europë. Detyrimet tona, materiale e morale, ndaj të përndjekurve dhe pasardhësve të tyre, janë shtysë për të reflektuar mbi rolin tonë si Parti Demokratike.

Për përgjegjësinë që kemi mbi supe për të mbrojtur atë që është e vlefshme nga trashëgimia jonë dhe nga historia e të djathtës. Për  pastrimin e emrit të saj, duke braktisur çdo nuancë, çdo trend apo tundim intolerant, autokratik dhe delirant, që ka dëmtuar dhe dëmton ashtin dhe vlerat e Partisë Demokratike”,  shkruan Basha në rrjetet sociale.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë