Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, premtoi mbështetje për Shqipërinë në rrugëtimin e saj Europian, por duke mos premtuar data.
“Vendi juaj është i ankoruar në Europë, jo vetëm në këtë zonë ku donin t’iu mbyllnin shumë herë, por edhe në Mesdheun tonë, pra në zemër të kontinentit tonë. Të jem këtu me ju është të shpreh një moment të rëndësishëm të kohës historike që po jeton Europa jonë”, tha Macron.
Që në hyrje të fjalës së tij në konferencën e gjatë për shtyp, Macron rikujtoi se qysh për lidhjes së marrëdhënieve mes dy shteteve në Shqipëri nuk kishte mbërritur asnjë president francez.
“Ishte një gabim i thellë që, që prej vitit 1912 nuk ishte ardhur asnjë president i Francës ishte momenti për ta bërë. Kjo vizitë zyrtarë ishte një formë e rregullimit të gabimit si dhe ri-angazhimi dhe ri-shpikje nga ana jonë”, tha Macron.
Edhe Rama tha se sot Shqipëria në raport me Francën qëndron në një tjetër nivel sa i takon investimeve
“Sot jemi në një tjetër nivel, e kemi Francën këtu përmes disa flamujve të krenarisë së saj sipërmarrëse. 100 kompani me kapital të përbashkët, nga pikëpamja është sa një këmbë e Mbapesë, janë shumë krahasuar disa vite më parë, ku marrëdhënia jonë ekonomike vlente sa një këpucë e Mbapesë, tani do luftojmë së bashku për këmbën e dytë të Mbapesë”, tha Rama.




Macron u pyet nga media shqiptarë më shumë për integrimin e vendit dhe konfliktin Serbi-Kosovë, ndërsa vëmendja e medias së huaj ishte e fokusuar tek akti terrorit në Bruksel së fundmi dhe lufta në Rripin e Gazës, për të cilat Macron foli gjatë dhe konkretisht .
Për integrimin e Shqipërisë, Macron tha se nuk mund të bëhet fjalë për datë konkrete. “Nuk ka kuptim që të flasim për datë, sepse nëse ju ndodh një aksident demokratik dhe është vendosur një datë, por jo nuk duam ta bëjmë…Data e prerë është kundër kësaj fryme, ndoshta mund të kemi një tronditje, një krizë gjeopolitike këtë nuk e përjashtoj… Por mos e nënvlerësoni rrugën vet. Është thelbësore sepse e bëni për veten tuaj”, tha Macron
Ai pati edhe një konvergjence me kryeministrin Edi Rama kur ky i fundit tha se vendit tone i intereson futja në BE dhe jo vota që të jetë i barabartë më të gjithë.
“Mua Këshilli Evropian sot më duket si familje kur gjyshit, fëmijët etj të gjithë kanë njëlloj të drejtë në vendimmarrje. Po në cilën shtëpi ndodh kjo? E gjithë pjesa e urtë e shtëpisë dhe me eksperiencë duan të marrin një vendim çohet stërnipi thotë jo. Ky është problem, që do e zgjidhin këta, jo ne, se kjo është e mira kur je Shqipëri që se ke barrën të marrësh vendimin për gjërat e rënda. Ne s’duam atë, ne duam vendin tonë aq sa na takon në një familje të bashkuar. Ku si merr koka erë stërnipit shqiptar që të thotë e mori Skënderbeu Evropën” tha Rama.

Ndërsa Macron sqaroi nga ana e tij se vota e gjithë vendeve si i barabarte është çelësi i ekuilibrit të Europës që prej 70 vjetësh.
Nga Tirana, Macron ka premtuar gjithashtu 600 mln euro mbështetje për projekte për Shqipërinë. Macron tha se mbështetja do shkojë për prioritetet që do vendosë qeveria.
“210 mln euro janë hedhur për 4 projekte që prej vitit 2012 dhe më shumë se 600 mln euro do hidhen deri në vitin 2027 për projekte të reja sipas prioriteteve tuaja. Axhenda dypalëshe po shtohet dhe vullneti ynë është për një marrëveshje që do ta strukturojë këtë marrëdhënie”.
Emmanuel Macron gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama theksoi gjatë gjithë fjalës dhe ndër radhë mbështetjen e Francës për rrugëtimin e Shqipërisë në BE.
“T’ju japim juve dhe gjithë rajonit fizibilitet, kemi respekt për një popull sovran, më tepër synojmë një bashkim me të ngjashmit, të flasim për çështje të përbashkëta, unë e them nga Franca ky ribashkim evropian është i mirë për ne, kush mund të flasë për një Evropë fuqi kur lëmë në mes vende që ndikohen nga fuqi të tjera, kush mund të flasë për një Evropë fuqi, nëse Evropa do ta mendojë veten si një fuqi ka nevojë të ribashkohet, nuk është një dhuratë që po i bëhet Shqipërisë dhe popullit të saj, procesi i zgjerimit është mirë për ju dhe për ne, juve keni inteligjencën dhe vullnetin për ta mbajtur këtë ambicie, këtu vë re një dashuri për dinjitetin njerëzor, jeni vetë kripa e Evropës, juve rrugën do ta kryeni, do t’ju shoqërojmë me respekt, me investime konkrete, ne të dimë të gjejmë rrugën e bashkimit që të na bëjë të mundur të bëjmë këtë lëvizje, ndryshe do të jetë rreziku që këto procese t’i dekurajojnë duke vendosur objektiva të paqarta”, tha ai.
Gjatë vizitës zyrtare në Tiranë janë firmosur marrëveshje ekonomike dhe bashkëpunimi mes Francës dhe Shqipërisë konkretisht: Marrëveshja e bashkëpunimit mes dy Policive nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe homologut të tij francez, marrëveshje bashkëpunimi në fushën e artit mes ministres Elva Margariti dhe homologut të saj francez.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje