Politike

‘Rama i ka shpallur luftë opozitës’… Berisha mbledh Këshillin Kombëtar të premten   

Sali Berisha ka njoftuar mbledhjen e strukturave gjatë kësaj jave me qëllim marrjen një vendimi politik.   

“Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar, ditën e premte dt 27 tetor, ora 18.00 në selinë e PD do të mblidhemi për të diskutuar situatën politike dhe hapat që do të ndërmarrim në vazhdim”, thuhet në njoftimin e shpërndarë strukturave.

Ndërkohë të mërkurën, është njoftuar se në ambientet e selisë PD do të zhvillohet mbledhja e kryesisë së PD për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit politike.

Më herët, në një konference për shtyp me mediat, Berisha tha se protestat janë opsioni që po diskutohet në tavolinë pas masës së sigurisë së ndërmarrë ndaj tij nga GKKKO, të cilën ai e vlerëson si politike.

Ndryshe nga hera e parë kur ai premtoi se e përjashtonte PD-në nga vendimi ndaj tij për shpalljen non grata, kësaj here Berisha kësaj here la qartazi të kuptojë se do ta përfshijë edhe PD-në në betejën e tij politike me drejtësinë.

 “U them demokratëve se ne jemi në luftë. Edi Rama i ka shpallur luftë opozitës dhe opozita do qëndrojë me të gjitha mundësitë e saj”. tha Berisha në një dalje për mediat teksa paralelisht po mbahej seanca ne GJKKO në mungesë të tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë