Politike

Policia nis në PD vendimin e GJKKO për Berishën, Noka shkresë Rrumbullakut:  Çojani në shtëpi, këtu pranojmë letra vetëm për PD

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Rithemelimit Flamur Noka ka refuzuar shkresën e dërguar nga Policia në adresën e selisë së Partisë Demokratike për vendimin e Gjykatës së Posaçme për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Përmes një shkrese nisur Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Muhamet Rrumbullakut, Noka shkruan se “Partisë Demokratike i drejtohen vetëm korrespondenca që përmbajnë komunikime që lidhen me subjektin politik dhe me aktivitetin e saj të politikëbërjes”

Shkresa derguar Drejtorit te Policise nga Flamur Noka

“Në përgjigje të shkresës tuaj nr. 9196/2 prot. “Dërgohet njoftim”, drejtuar Partisë Demokratike të Shqipërisë, konstatojmë se njoftimi juaj nuk i drejtohet subjektit politik Partia Demokratike por përmban njoftimin e një shtetasi. Përsa më sipër, duke konsideruar se njoftime të tilla për vetë natyrën e tyre janë akte strikt personale, ju lutemi të gjeni bashkëlidhur njoftimin tuaj, në mënyrë që t’a përcillni atë pranë shtetasit të interesuar, sipas parashikimeve ligjore.

Kërkojmë nga ana juaj që në të ardhmen, Partisë Demokratike t’i drejtohen vetëm korrespondenca që përmbajnë komunikime që lidhen me subjektin politik dhe me aktivitetin e saj të politikëbërjes”, thuhet në letër përgjigjen e Flamur Nokës në mungesë dhe me porosi të Sekretarit për Ligjet, Ivi Kaso


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë