Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj ka komentuar situatën politike brenda kampit opozitar, duke dhënë një mesazh të koduar për drejtimin e Partisë Demokratike.
Edhe pse nuk ka përmendur emra, Gjekmarkaj në fakt ka ironizuar një postim me nënkuptime të Lulzim Bashës një ditë më parë ku shkruante ndër të tjera se, bashkë me bashkëshorten e tij Aurelën, kishin ndjekur shfaqjen “Mbreti po vdes”.
“Një performancë e shkëlqyer e këtij brezi të ri aktorësh, që përmes talentit të tyre i japin jetë një vepre pa kohë të dramaturgut rumun, që përmes komikes dhe groteskes i flet mjeshtërisht edhe realitetit tonë shoqëror e politik”, shkruante Basha ku për shumëkënd u aludua se kryetari i PD-së po hiqte një paralele me Sali Berishën, ku shkruante se kish ndjekur shfaqjen ‘mbreti po vdes’
Pas këtij postimi, Agron Gjekmarkaj përcjell një mesazh tjetër se pretendentët që duan t’i zënë vendin, nuk do arrijnë ‘të bëhen të tillë’.
“Mbreti po vdes’ po një ditë vdekja vjen për të gjithë po varet se ‘si ja kthejmë asaj buzëqeshjen”. Edhe kur Mbreti vdes eunuku mbetet eunuk dhe nuk dimë asnjë rast që ai Mbret të behet”, shkruan Gjekmarkaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje