Lindita Nikolla mbylli seancën jo të zakonshme pas 30 minutash, duke kaluar miratimin e drafteve parashikuar në rendin e dites vetëm me kartonat e deputetëve të PS që në sallë ishin 73.




Ata votuan në këmbë, pasi karriget u ishin përmbysur nga kolegët e PD dhe nën tymuesen e lëshuar nga deputeti i PD, Ervin Salianji.
Gjithçka nisi rreth orës 9.30 ne nje situatë kaosi dhe bllokimi nga deputetët e grupit Bardhi-Berisha.
Ende pa filluar seanca parlamentare e të enjtes, shumica e deputetëve të PD u futën në sallën e madhe të Kuvendit dhe përmbysën karriget e deputetëve të PS-së, duke i vendosur ngjeshur para podiumit me qëllim që asnjë prej tyre të mos mund të flasë.
Të pranishëm në sallë janë edhe deputetët e PS-së që sa duket kanë qenë të informuar paraprakisht sa kohë që edhe ata janë parë në sallë 30 minuta para fillimit të seancës.

Të pranishëm kane qënë edhe një numër i madh i gardistëve.
“Edi Rama, pasi e pa që opozita nuk do të jetë më, nuk do të mund të manipulohet më, do të mbrojë të drejtat e saj, ka shpalosur këtë strategji me të cilën e thellon vendin çdo ditë në krizë.

Por i them këtu, nuk ka forcë në botë, ju e dëgjuat besoj, që kanë planifikuar të përdorin edhe ushtrinë, njëlloj me skenarin e vitit 1990-91.





Le të përdorë ç’të dojë, por asgjë nuk e shpëton atë nga revolta, nga revolta e popullit opozitar për kushtetutën dhe të drejtat e tij”, tha Berisha
‘Na jepni karriget’ tha deputeti i PS-së, Toni Gogu
“Karriget janë të popullit”, replikoi Berisha
“Po ne kush na ka zgjedhur”, pati reagim nga deputetë të PS-së ndërsa ka pasur edhe konfrontime të vogla mes deputetesh ku ka ndërhyrë Garda
Berisha nga ana e tij ftoi deputetët e PS-së që tu bashkohen atyre.
‘Hajdeni me ne bashkojuni të mbrojmë Kushtetutën’, tha ai.

Deputeti i PS-së Xhemal Qefalia është përplasur ne nje moment me deputetët e opozitës. Teksa ka kërkuar që të mos lëvizin karriget, ai ka shtyrë Edmond Spahon dhe kolegë të tjerë opozitarë.
“Mos e lëviz karrigen”, iu tha Qefalia kolegëve të opozitës.
Në një moment deputetja Antoneta Dhima u përplas me deputeten Ina Zhupa, pasi i kishin marrë karrigen.
Nuk munguan shtyrjet dhe akuzat ndaj njëri-tjetrit.
Më tej, ish kryeministri Berisha i kërkoi socialistëve të largohen nga salla e Kuvendit pasi opozita do të vazhdojë grevën.
“Ju ikni se ne vazhdojmë. Kemi grevë. Kjo që shihni është grevë”, tha Berisha.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje