Politike

Grupi/ Bardhi: Nuk ka gardist që ndalon aksionin e opozitës, Berisha: Ky është vetëm fillimi  

Gazment Bardhi dhe Sali Berisha mblodhën deputetët në kryesinë e Kuvendit pas seancës jo të zakonshme  të së enjtes.

Bardhi nuk ishte në seancë pasi ndaj tij ka një masë përjashtimore, gjë që i është reflektuar si pasojë edhe në kryesinë e Kuvendit kur kërkoi të zhvillojë mbledhjen me deputetët e PD.

“Pas një tentativë qesharake në mënyrë që hyra në zyrën time të punës në Kuvend. Nuk ka gardistë që ndalon opozitën të kërkoj të drejtat e veta kushtetuese. Iu ftoj të kërkoni edhe ju leje, të hyni në Kryesinë e Kuvendit, kati i dytë dhe i tretë i kësaj godine është mbushur me punonjës të Gardës së Republikës…Çdo protestë që bëhet për interes të qytetarëve do t’i bashkohem gjithmonë. Grupi ka diskutuar për aksionin politik në vijim brenda dhe jashtë Parlamentit. Ditë pas dite do të njiheni me aksionin politik”, tha ai pas mbledhjes së grupit.

Ndërsa Sali Berisha tha pas mbledhjes së grupit se ajo që ndodhi sot ishte vetëm fillimi.

“Ne nuk heqim dorë, ky është vetëm fillimi.

Po ne të drejtat tona kushtetuese, së pari të drejtën e krijimit të komisionit hetimor parlamentar; së dyti, të drejtën e procedurës parlamentare për nismat tona ligjvënëse. Ne nuk themi se nisma jonë ligjvënëse do shndërrohet në ligj, por ajo duhet të kalojë të gjithë procedurën parlamentare dhe të mos mbetet në sirtaret e Lindës së parlamentit.

Kjo nuk ndodh kund në botë.

Ne kërkojmë që përfaqësuesit tanë, në komisione dhe kudo, t’i caktojë grupi parlamentar dhe jo Edi Rama.

Besoj se këto janë kërkesat më legjitime, pa të cilat ne nuk kemi asnjë lloj autorizimi nga zgjedhësit tanë që të vazhdojmë si marioneta në aktivitetin tonë parlamentar”, tha Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë