Politike

Ndihmës Sekretari Amerikan takon kreun e SPAK dhe mbështet reformën në drejtësi: Po jep rezultate reale

Gazeta Si – SHBA vijojnë të mbështesin punën e Prokurorisë së Posaçme, duke theksuar se reforma në drejtësi po jep rezultate konkrete.

Ndihmës Sekretari Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Jim O’Brien është takuar me kreun e SPAK, Altin Dumani në vijimësi të një vizite të zyrtarëve të lartë të Prokurorisë së Posaçme në SHBA.

Lajmin e ka bërë me dije vetë zyrtari i lartë amerikan, i cili shkruan se është e mrekullueshme që të shohësh reformën në drejtësi teksa jep rezultate reale për popullin shqiptar.

Në një foto krah Dumanit dhe ish-ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, Jim O’Brein ka shprehur mbështetjen e SHBA-ve për reformën në drejtësi, për të cilën thotë se është thelbësore për të ardhmen e Shqipërisë në BE.

“I kënaqur që takova shefin e SPAK-ut, Altin Dumanin. Është e mrekullueshme të shohësh reformën në drejtësi teksa jep rezultate reale për popullin shqiptar, duke treguar me veprime se askush nuk është mbi ligjin. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm reformën në drejtësi, e cila është thelbësore për të ardhmen e Shqipërisë në BE“, shkruan Jim O’Brein në platformën sociale “X” (ish-Tëitter).

Vizita e drejtuesve të SPAK dhe mbështetja e SHBA-ve, vjen në një kohë që Prokuroria ePosaçme ka nisur hetimet për korrupsion pasiv ndaj ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi në lidhje me aferën e privatizimit të klubit sportiv “Partizani”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë