Politike

Statuti / Avokati i Bashës: Të përjashtohet gjyqtari, s’verifikoi mbledhjen imagjinare të Bardhit. Grupi i PD: Truk për shtyrje  

Në Gjykatën Civile të Tiranës është shtyrë sërish seanca për regjistrimin e ndryshimeve statutore të Kuvendit Kombëtar të 2 shtatorit të Lulzim Bashës. Përfaqësuesi i Bashës, Indrit Sefa ka kërkuar që t’i vihen në dispozicion dokumentacioni për zhvillimin e mbledhjes online të Këshillit Kombëtar nga ana e Gazment Bardhit, por kjo kërkesë është rrëzuar me argumentin se nuk është procesi në fjalë për të sjell këto dokumente.

Sipas vlerësimit të gjykatës, në dosje ka dokumentacione të mjaftueshëm dhe me këtë arsyetim u rrëzua pala e Bashës. Nisur nga kjo, Sefa tha se do të kërkojnë përjashtimin e gjyqtarit Niko Rrapi nga procesi gjyqësor.

“Kemi kërkuar dokumentacion në lidhje me zhvillimin e Këshillit Kombëtar imagjinar dhe online. Duam dokumentacionin e paraqitur dhe të presupozuar që ekziston, duam që palët që janë në proces të vërtetojnë që ky Këshill Kombëtar imagjinar është zhvilluar apo jo. Gjykata vendosi që këtë dokumentacionin mos ta kërkojë, në kërkuam përjashtimin e gjyqtarit të çështjes për një anshmëri. Do paraqesim edhe kërkesën për përjashtim dhe do shohim në ditët në vijim se kujt gjykate do i drejtohemi. Absurde të vish në një proces gjyqësor dhe të mos paraqitet dokumentacioni. Duam ta vlerësojmë. Ne kemi dyshime se ajo mbledhje nuk është kryer kurrë dhe personat që kanë marrë atribute që nuk i takojnë kanë firmosur në lidhje me këto dokumentacione”, tha Sefa.

Përfaqësuesi i Gazment Bardhit në anën tjetër, Marash Logu u shpreh për mediat se kërkesa për përjashtimin e gjyqtarit është e turpshme dhe e paligjshme.

Ne foto: Juristi Marash Lohu, perfaqesues i Gazment Bardhit

“Vazhdimi i lojës së turpshme të Bashës për ta mbajtur pezull dhe zvarritur statutin e PD. Përfaqësuesit e Bashës përdorin çdo lloj truku për ta shtyrë. Ajo që kemi thënë në këtë proces gjyqësor, pavarësisht çdo mjeti nuk ka gjykatë që mund të legjitimojë vendimmarrjet e Kuvendit të 2 shtatorit…”, tha Logu.

Edhe përfaqësuesi ligjor i PD-së së Rithemelimit tha se shtyrja e seancës është skandaloze


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë