Deputeti i PD-së, Arbi Agalliu, tha përmes një deklarate për mediat se projektbuxheti i vitit 2024 nuk parashikon rritje të pensioneve.
“Pensionistët nuk do të kenë asnjë rritje të pensionit për vitin 2024.
Pamundësia e tyre për të blerë produktet bazë të jetesës do të rritet edhe më tepër.
Nëse do të marrim shembull vetëm një kavanoz me kos 250 gr nga 500 lekë që kushtonte para pak kohësh, sot kushton gati dyfish – 1000 lekë. Pra i thonë 15.000 lekë më shumë në muaj për të blerë 250 gram kos në ditë.
Ndërkohë qeveria për një pension 100.000 lekë, prej tetorit të këtij viti do të jap 8600 leke më shumë për shkak te inflacionit. Pra kjo rritje nuk mbulon dot as shpenzimet për 250 gr kos në ditë.
Kjo qeveri e cila ju merr shqiptarëve qindra miliona euro nga tatim taksat, e po kaq nga korrupsioni në administratën publike, nuk gjen mundësi t’ju japi pensionisteve përgjatë vitit 2024 asnjë lek më tepër, qoftë për të mbuluar së paku një tas kos.
Ky është buxheti i vitit 2024. Asnjë lek me shumë për pensionet. Ky është buxheti që e lë pensionistin në mjerim të plotë”, tha Agalliu nga selia e PD-së zyrtare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje