Politike

Meta në zyrën e Berishës, takimi i parë pas vendimit të GJKKO ndaj ish-kryeministrit

Një ditë pas rrëmujës së krijuar në Kuvend, Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shkuar në zyrën e Sali Berishës.

Nuk dihet ende arsyeja e takimit por Ilir Meta është i vetmi nga drejtuesit e opozitës që ka shprehur hapur mbështetjen për Sali Berishën në raport me përfundimet e SPAK ndaj tij dhe dhëndrit Jamarbër Malltezi.

Meta është shprehur gjithashtu në mbështetje të aksionit që Berisha ka ndërmarrë në Kuvend.

Përpos mbështetjes reciproke ecejaket e Ilir Metës në selinë e PD kohët e fundit kanë qenë të rralla. Ndaj dhe vizita e Metës të premten tek zyra e Berishës tregon se marrëdhëniet mes tyre duket se nuk janë lëkundur.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë