Politike

Moti i keq/ Rama: Grupet e punës janë në terren. Evitoni lëvizjet e panevojshme!

Nga Gazeta ‘Si’-Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën e motit të keq dhe me reshje të dendura shiu, të cilat pritet të zgjasin deri mesditën e nesërme.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama thotë se grupet e punës janë në terren për të garantuar që akset rrugore të jenë të hapura si dhe për të siguruar furnizim me energji elektrike.

Po ashtu, Rama u bën apel drejtuesve të makinave që të bëjnë kujdes dhe të respektojnë me përpikmëri rregullat e qarkullimit rrugor.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë