Në një deklaratë për mediat para nisjes së seancës ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se aksioni opozitar do të vijojë.
Berisha paralajmëroi kryeministrin Edi Rama asgjë nuk e ndalon veprimin e tyre dhe se aksioni është një rrugë pa kthim, derisa maxhoranca të respektojë të drejtat kushtetuese.
“Asnjë nuk zbulohet paraprakisht. Nuk ka më normale, gjëja më normale, më e shenjtë që mund të bëjë një deputet është që të mbrojë të drejtën Kushtetuese. Kushtetuta duhet të mbrohet me çdo çmim. Mendoj se ky është vendimi më i përgjegjshëm që bëjnë, bojkoti do të ishte një dëshirë dhe kënaqësi e Edi Ramës të cilën nuk duam t’ja japim. Vlerësojmë progres raportin dhe në këtë parlament kushtetuta shkelet me të dyja këmbët. Janë shqiptarët ata që duhet t’u japim përgjigje akteve të pashembullta. Rama bëri sikur do të paraqitej në interplenacë dhe papritmas i doli ky problem. Asnjë nuk ndalon veprimin tonë, Aksioni jonë është pa kthim. Do kalojë në të gjitha stadet e veta deri në vendosjen e Kushtetutës në parlament dhe vend”, u shpreh Berisha
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje