Politike

Rama në Paris në Forumin e Paqes, i ftuar edhe Albin Kurti

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë sot drejt Parisit, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes.

Ashtu siç e lajmëroi edhe Berisha pak minuta para seancës, kryeministri Edi Rama nuk do të jetë i pranishëm në punimet parlamentare të së enjtes, ku do të votohen disa projektligje por edhe një pakete ndryshimesh në Kodin Penal që kërkojnë shumicë të cilësuar.

Drejt Francës, me ftesë të presidentit Emmanuel Macron do të udhëtojë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Të enjten në mbrëmje Kryeministri Kurti do të jetë pjesë e darkës me krerët e shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse në këtë Forum.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë