Ka zgjatur vetëm 20 minuta seanca parlamentare e të enjtes, në kushte jo normale dhe kaosi. Ashtu si edhe seancën e kaluar, Lindita Nikolla ka kaluar me kartonat e 75 deputetëve të mazhorancës projektligjet në rendin e ditës. Me votat e mazhorancës, janë rrëzuar 6 projektligje të depozituara nga opozita.
Në seancë u miratua vetëm projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes se huas, ndërmjet Republikës se Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit “Aftësia ripërtëritëse e pare dhe zhvillimi i gjelbër- hua për politikat e zhvillimit””.
Paralelisht deputetët e grupit Bardhi- Berisha kthyen karriget përmbys dhe ndezën tymuese duke mos lejuar zhvillimin e seancës në normalitet.




Ndërkohë deputetët e PS-së vijuan miratimin e rendit të ditës ndërsa salla e madhe e Kuvendit ishte pushtuar nga tymi.











“Përpjekja juaj për të dëmtuar imazhin e Shqipërisë është i dështuar, disa deputetë që janë përfshirë në akte të paligjshme si vendosja e flagadanëve dhe lëndëve kimike në salla të mbyllura apo të mëdha është një vepër penale…”, tha Taulant Balla.

Paralelisht me të vetëm larg metra po nga salla Sali Berisha fliste për deputetët e tij në një lidhje në Facebook.
“Ai që mban sot mandatin e ministrit të Brendshëm, është një njeri që duhet të jetë prej vitesh në burg.
Ai është i akuzuar për vrasje dhe mercenarët e tij që ka sjellë në SKAP i kanë vjedhur shiritat.
Ai është i akuzuar për shoqërim- me fakte- në 54 raste në udhëtimet e tij jashtë shtetit, të Edmond Begos, ish-zëvendësit të Aldo Bares, të dënuar në Itali me 15 vite burg.
Ai është i akuzuar, i faktuar, për udhëtimet e tij me Kolombo Gjokën, famozin e Metamorfozës.
Ai është i akuzuar se ka liruar kriminelë nga komisariatet e policisë.
Kur të flas, unë pusho ti. Pusho të thashë!”, replikonte Berisha pak metra larg tij.
Sali Berisha në një lidhje Live në Facebook tha nga Kuvendi se Rama nuk pranon ngritjen e komisioneve hetimore pasi është i përfshirë në afera.
“Kuvendi është i detyruar që të ngrejë komisione hetimore parlamentare për çështje të caktuara. Nuk mundet Edi Ramë pranojë këto komisione sepse do të zbulojnë së pari, se si familjarët e tij janë sulur si lukuni pas tenderave, prokurimeve publike, për tu pasuruar në kurrizin tuaj.
Nuk mund të pranojë Edi Rama komisionet hetimore parlamentare sepse me veprimtarinë e tij është shumëfish i inkriminuar dhe sillet si kreu i një organizate të rrezikshme kriminale për vendin.
S’ka si të pranojë ai, komisionin hetimor parlamentar për koncesionet dhe PPP-ve dhe dhënien e pasurive publike.
Nuk mund të pranojë ai komisionin hetimor parlamentar për portin e Durrësit të cilin e mbylli për të përvetësuar aty, 1.4 milionë katrorë tokë publike dhe për të ndërtuar aty me Alalabarin e tij, Dubai Cytin e tyre. Në këtë territor, Edi Rama me klanet e drogës ka parashikuar të ndërtojë 12 mijë apartamente, disa hotele me 5 yje, pishina, parku ujor etj…”, tha Berisha
Në rendin e ditës janë parashikuar miratimi i disa projektligjeve të prapambetura si dhe një bllok ndryshimesh te Kodit Penal që kërkojnë shumicë të cilësuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje