Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi tha pas seancës plenare, se komisionet hetimore janë një e drejtë kushtetuese e opozitës, por sipas tij, mazhoranca kundërshton objektin.
“Sot praktikisht kishim për shqyrtim 6 nga nismat ligjore që kishte propozuar opozita dhe ju e patë që edhe për shqyrtimin e nismave të tyre ata përsëritën skenat. Qëllimi është të diskutohej dhe jo miratimi. Ne japim arsyet tona pse nuk duhet të miratohen. E kemi thënë që është e drejtë kushtetuese që ata të ngrenë komisione hetimore. E vetmja gjë është që ka të bëjë me objektet. Po të jetë brenda kërkesave që ka Kushtetuta, pa diskutim”, theksoi Çuçi.
Ai u pyet nëse projektbuxheti i vitit të ardhshëm do të kalojë pa diskutime në Parlament. “Mazhoranca do të vazhdojë të miratojë ligjet. Debati parlamentar nuk janë vetëm seanca parlamentare”, shtoi ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje