Politike

Berisha: Po bëhen gati riformatime në qeveri, synohet mbyllja e hetimit për djegësin e Tiranës

Pas mbledhjes së grupit parlamentar, Sali Berisha tha për mediat se protesta në Kuvend do të vijojë.

“Ndërkohë po bëhen gati riformatime të tjera të qeverisë, të cilat synojnë asgjë tjetër, veçse konsolidimin e krimit në këtë qeveri.

Unë u thashë ju, futja e Taulant Ballës ishte dorëzimi përfundimisht e rendit te krimi. Por tani, po shqyrtohet futja edhe e të tjerëve, në mënyrë që krimi të saldohet dhe t’i mbetet popullit shqiptar për ta përmbytur atë në kohën më të shpejtë.

Ju e shihni, ka një klimë të ndezur në publik, ka një zemërim të madh për shkelmimin e të drejtave të opozitës në parlament, ka një urrejtje të madhe ndaj krimit dhe revanshit të tij në qeveri, kështu që koha e një lëvizje me mosbindje civile në të gjithë aspektet po vjen dhe jam i sigurt në suksesin dhe fitoren e saj”, tha ndër të tjera Berisha


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë