Politike

Bardhi: S’ka kthim pas në Kuvend, gati për të ndërmarrë çdo akt

Gazment Bardhi ka deklaruar se nuk ka kthim pas për opozitën në Kuvend nëse nuk plotësohen kërkesat e saj.

“Ne i kemi marrë vendimet tona, jemi duke i zbatuar, besoj nuk ka asnjë surprizë për opinionin publik, sa kohë që na mohohen të drejtat, Kuvendi nuk do mund të vijojë normalisht”, tha ai.

I pyetur konkretisht për ndonjë vendim konkret që përfshin edhe mundësinë e grevës së urisë nga disa deputetë, Bardhi tha shkurt se PD-ja është gati të ndjekë çdo akt.

“Kur të jetë momenti për të kaluar në atë fazë nuk do ta mbajmë të fshehtë. Jemi gati për të shkuar në çdo akt, por ditë pas dite do të zbuloni edhe të rejat. Qëllimi jonë nuk është që parlamenti të jetë në anomalitet. Po bëjmë këtë betejë pasi kemi të drejtë…”, tha ai


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë