Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Forumin e Medias për Evropën Juglindore që po mbahet ditën e sotme në Tiranë. Duke folur për sfidat e gazetarisë, Rama tha se e di shumë mirë çfarë do të thotë kur sulmohet një gazetar.
Rama tha se çdo sulm ndaj gazetarëve është i neveritshëm por shtoi se ajo që është në rrezik sot, është e vërteta dhe jo gazetaria.
“Do përpiqem të tregohem sa më i mirë që mundem, që jam i sigurt se nuk është mjaftueshëm dhe të ndaj me ju disa mendime rreth mbijetesës së gazetarisë dhe luftës për lirinë e fjalës. Nuk mendoj se pyetja është nëse gazetaria do të mbijetojë. Unë besoj se ajo që është në rrezik ditët e sotme është e vërteta dhe jo gazetaria. Gazetaria është bërë një përzierje shumë e madhe mes të vërtetës dhe gënjeshtrës. Dëgjova për 21 sulme, kërcënime kundër gazetarëve në Shqipëri. Problemi është se unë e di çfarë do të thotë sulmi kundër një gazetari, e di se e kam pësuar në lëkurë. Për shkak të rrethanave, historike e njoh luftën për lirinë e fjalës kur kjo luftë ishte duke u zhvilluar. Çdo kërcënim kundër gazetarëve, nuk ka asnjë diskutim që është diçka e neveritshme. Por sa sulme bëjnë gazetarët çdo ditë ndaj njerëzve? E di që politikanët nuk janë njerëz, por megjithatë ka edhe pjesë njeriu në çdo politikan”, u shpreh Rama ndër të tjera.
Rama foli edhe për marrëveshjen me Italinë për emigrantët, duke thënë se numri i gjysëm të vërtetave të përhapura ishte i tmerrshëm.
Rama komentoi lajmin e përhapur në media ku thuhej se në Shqipëri do të strehohen përkohësisht rreth 3 mijë persona vetëm burra.
“Kur kryeministrja italiane, Giorgia Meloni e shpjegoi marrëveshjen për shtypin, qartësoi se në këtë program përjashtohen fëmijët dhe gratë shtatzëna. Lajmi që doli ‘asnjë grua, vetëm 3 mijë burra afrikanë’. Pra lajmi është i përhapur, ndaj më është dashur ta shpjegoj, por ngelet e ngulitur në mendjet e njerëzve. Do vijnë afrikanët këtu të uritur seksualisht dhe Zoti e di çfarë do ndodhë kur të shfryjnë dëshirat e tyre një ditë te vajzat e bardha shqiptare. Deri në këtë pikë arriti. Çdokush pozicionohet në llogoren e vetë, është vetëm kjo prirja për të qëlluar. Ky është një shqetësim që kam dhe doja ta shprehja.”, u shpreh Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje