Duke iu referuar 21 janarit, Sali Berisha tha të martën në mesditë se është dakord për hetim dhe rihetim të çdo procesi.
Berisha tha se 80% e hetimit të këtij procesi është zhvilluar në kohen kur ai iku nga pushteti
“…Natyrisht nuk mund të mos them këtu, se keqardhja ime është se në atë vendim, ndodhet firma e Dorian Pavlit, kushëririt të Edi Ramës. Po të kishte qenë një gjykatës tjetër shqiptar, do të mund të kishte sqaruar gjykatësit e nderuar të Strasburgut, për të cilët unë them përsëri, për hetimin le të bëhet dhe ribëhet sa herë të jetë e nevojshme, do kishte sqaruar se kushëriri i Dorian Pavlit, është nxitësi kryesor i asaj që ndodhi, nga jashtë, me fakte dhe dokumente.
Do kishte sqaruar se Ina Rama është një militante e partisë së Edi Ramës, e cila nuk bëri hetimin sepse i duhej të thërriste Edi Ramën. Sepse komuniteti ndërkombëtar kërkonte në mënyrë të prerë që të hetohen organizatorët dhe autorët e asaj që ndodhi.
Po duket Dorian Pavli, ka qenë aty njëkohësisht avokat i Edi Ramës. Nuk ka qenë gjykatësi përfaqësues, i paanshëm i Shqipërisë”, tha Berisha.
Ish-kryeministri tha gjithashtu se gjyqtarja që firmosi për masën e sigurisë ndaj tij, Irena Gjoka, është shkarkuar në vitin 1995 nga KLD me akuzën e korrupsionit, kohë në cilën ky organ drejtohej nga Sali Berisha në statusin e Presidentit.
“Irena Gjoka të mos fshihet, por të deklarojë nëse është shkarkuar nga unë për shkelje të rëndë ligji dhe korrupsion.
Përgjigja ime është kjo: Gjykatësja, turpi i drejtësisë shqiptare, evropiane dhe botërore, nuk duhet të fshihet prapa krimit të saj.
Por të deklarojë në emër të detyrimit ligjor, jo integritetit, se ajo ka zero integritet personal, por në emër të detyrimit ligjor, të deklarojë a është shkarkuar apo jo nga Sali Berisha në vitin 1996, për shkelje të rëndë ligji dhe korrupsion.
Të dalë dhe të deklarojë, nuk mund të fshihet.
Është turpi i njeriut, jo i gjykatëses.
E di çfarë u tha ajo avoketërve? Nuk jap dorëheqjen, tha, se nuk më sollët prova që unë jam shkarkuar.
E kuptoni apo jo? Nuk ka ndërgjegje ajo. Provë, arkivë në ndërgjegjen e saj njerëzore nuk ekziston.
Arkivë në ndërgjegjen e saj njerëzore nuk ekziston për ato që ka bërë.
Tani mbahet me premtimin që i ka dhënë direkt Edi Ramës për masën që ka marrë”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje