Politike

A iu komunikua akuzë nga SPAK për dosjen CEZ-DIA? Meta: U thirra si person në dijeni, si ish-ministër nuk kam pasur lidhje  

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është pyetur të mërkurën nga media nëse i është komunikuar akuzë nga SPAK për aferën CEZ-DIA kur u mor në pyetje më 8 nëntor.

Meta tha se ka qenë si person në dijeni dhe se nuk ka asnjë vendim që e implikon në kohën kur ka qenë ministër Ekonomie.

”Kam qenë si person në dijeni. S’ka pasur asnjë konflikt interesi mes meje dhe DIA-s. DIA dhe jo vetëm ajo, kishin raporte vetëm me CEZ. Ishte marrëdhënie mes shoqërive tregtare.

Nuk kishte raport me ministrinë e ekonomisë. Me këtë rast dua t’iu siguroj se çdo përpjekje për të përdorur njerëz që kanë qenë të akuzuar, ndjekur penalisht për falsifikim, mashtrim, vjedhje, duke i përdorur si dëshmitarë të strukturuar për të justifikuar akuza politike, do jetë një boomerang. E vërteta tjetër është që qëndrimi i ministrisë së ekonomisë sa kohë kam qenë unë ka qenë vetëm në mbrojtje të interesit publik.

Përpjekjet e Ramës për të riaktivizuar çështje të gjykuara në të kaluarën janë thjesht përpjekjet e tij për të shmangur përgjegjësitë e tij për të gjithë aferë, inceneratorët dhe gjitha aferat e tjera që vetëm sa janë gërvishtur pak”, tha Meta.

Meta e cilësoi aventurë të radhës të kryeministrit Rama marrëveshjen e firmosur me Melonin për emigrantët.

“Lidhur me çështjen që ju ngritët për marrëveshjen mes dy kryeministrave, besoj që është tërësisht një marrëveshje problematike që tregon dhe njëherë që Rama përdor pozitën e kryeministrit, për të ofruar shërbime të karakterit personal në kërkim të favoreve personale, për arsye se është një marrëveshje që bie ndesh me Kushtetutën dhe përçmon të gjithë rrugën ligjore që duhej ndjekur.

Së dyti, është e qartë se krijon probleme të mëdha për respektimin e të drejtave të njeriut. Probleme serioze për sigurinë, dhe ka sjellë një shqetësim në Itali dhe BE. Është një aventurë e Ramës dhe jo ndihmë për Italinë. Tregon që politika e jashtme është në dorën e një njeriu që e zhbërë Kushtetutën, Parlamentin dhe shpresoj që opozita të bëjë të gjithë përpjekjet e saj për t’i qëndruar parimeve që kanë të bëjnë me demokracinë dhe të drejtave të njeriut”, tha kreu i PL.

Meta ka komentuar dhe projektbuxhetin e vitit 2024, ku tha se është antisocial.

Për Paketën Fiskale, ai tha se do të ketë vetëm efekt negativ.

“Ka përpjekje për të spostuar debatin nga ky projektbuxhet që ka nevojë për ndryshime thelbësore. Paketa fiskale 2024 synon të gjen eroje të ardhura shtesë duke rritur barrën fiskale për biznesin. Do të ketë vetëm efekte negative. Me buxhetin qeveria tregohen antisociale, nuk ka rritje për familjet n me ndihëm ekonomike dhe pagesat e papunësisë. Nuk parashikuar asnjë fond për familjet e varfra që janë prekur nga rritja e çmimet. Ndërkohë për koncesionet dhe PPP rriten në mënyrën më bujare me 9% më shumë. Qëllimi është përfitimi dhe korrupsioni te PPP, që disa prej tyre”, tha Meta.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë