Politike

29 Nëntor, përkujtohet 79-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë, Begaj dhe Rama homazhe bashkë, Meta veçmas (fotot)

Nga Gazeta ‘Si’-Këtë 29 Nëntor në Shqipëri festohet 79-vjetori i çlirimit të vendit nga pushtimi fashist.

Në fund të nëntorit 1944, pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej të çlirohej qyteti i Shkodrës, e cila u çlirua më 29 nëntor të vitit 1944.

Edhe dita e sotme do të shoqërojë aktivitetete përkujtimore nga autoritetet qendrore dhe lokale.

Gjithçka nisi me homazhe te varrezat e dëshmorëve, ku morën pjesë përfaqesuesit me te larte te shtetit, nga Begaj, Rama e Veliaj. Nga opozita nuk u pa asnjë përfaqësi, më saktë nga PL e drejtuar nga Ilir Meta që e feston çdo vit 29 nëntorin si diten e Çlirimit.

Ai i zhvilloi homazhet veçmas në varrezat “Dëshmorët e Kombit” një orë pas ceremonisë shtetërore.

Aktivitetet të mërkurën kulmojnë në mbrëmje me Natën e Bardhë.

Dita e Çlirimit vazhdon të mbajë të përçarë politikën, pasi mazhoranca aktuale sheh 29 nëntorin si datë përkujtimore, teksa opozita pretendon se gjermani i fundit u largua në 28 nëntor.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë