Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Bashatha se nesër (të hënën) do të publikohen fakte tronditëse të asaj që ai e konsideroi projekt korruptiv për ndërtimin e Unazë së Re. Deklaratat Basha i bëringa protesta e banorët e Unazës së Re, të cilët ashtu si përditë, edhe sot pasdite dolën në protestë kundër prishjes së banesave të tyre.
“Është një provë kundër qeverisë së Edi Ramës, i cili i mban qytetarët si të burgosur politikë dhe liron kriminelët. Nesër do të publikojmë fakte tronditëse se sa e madhe është kjo vjedhje. Arrestimi dhe keqtrajtimi i 12 qytetarëve që janë arrestuar këtu nuk duhet të ngelet jashtë vëmendjes së mediave”, tha Basha.
Ndërkaq, Policia e Tiranës ka dërguar për procedim penal, kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe disa deputetë të tjerë të opozitës, të cilët ishin pjesë e protestës së banorëve të Astirit në datën 23 tek Unaza e Re. Gjithashtu për procedim penal janë edhe dy deputetët e PD-së, Ervin Salianji, Edi Paloka dhe Klevis Balliu.
Njoftimi i Policisë:
“Më datë 23.11.2018, u referuan materialetnë Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit L. B.,E. S., K. B., F. N., E. A., G. P., A. B., L. P., Sh. S., G. S., E. F., B. Gj.,M. F., L. K., B. Gj., vjeç 44, 30, 29, 46, 45, 55, 44, 51, 45, 49, 36, 51, 61,51 e 32, banues në Tiranë për veprat penale të parashikuar nga nenet 262, 274 e293 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje