Politike

Debati nga Greqia për Belerin, Stano: Problemet bilaterale nuk duhen ngritur në nivel unioni   

Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano, ka përcjellë një qëndrim për Greqinë lidhur me çështjen ‘Beleri’ dhe kushtëzimin e këtij debati me integrimin e Shqipërisë.

I pyetur në OPEN TV News, lidhur me qëndrimin e qeverisë greke se do të bllokojë anëtarësimin e Shqipërisë në BE, sa kohë që Kryetari i zgjedhur për Bashkinë e Himarës mbetet në burg, Stano u përgjigj:

“Ne nuk hyjmë në mosmarrëveshje dypalëshe pasi kemi besim tek aftësia e aktorëve, sidomos nëse aktorët janë shtetet anëtare të BE-së dhe shtetet që do të jenë pjesë e saj, për ta zgjidhur këtë çështje në mënyrë që të ketë përfitim reciprok, duke zbatuar parimet dhe rregullat. Në këtë rast zbatohet sundimi i ligjit, ligji duhet të respektohet dhe nëse ka dyshime, shtetet anëtare të BE-së dhe gjithashtu shtete si Shqipëria i zotërojnë instrumentet dhe mjetet për t’i dhënë zgjidhje problemeve ose mosmarrëveshjeve të tilla, në mënyrë që të mos krijojnë krisje të panevojshme në marrëdhëniet dypalëshe dhe të mos i ngrenë çështjet bilaterale në nivel unioni, si për shembull në procesin e anëtarësimit…”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë