Politike

Boçi: Nxitimi i SPAK lidhet me aksionin e opozitës  

Nënkryetari i PD së Rithemelimit, Luçiano Boçi, komentoi  kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për të ndryshuar masën e sigurisë për Sali Berishën.

“Kur masa e sigurisë ndryshon, duhen fakte të reja. Berisha është nën hetim, nuk ka akuza konkrete dhe vendimi i gjykatës për Berishën duhet te zhbëhet, në mënyrë që më pas t’i kalojë çështja SPAK.

Për inceneratorët, Rama firmosi, por nuk thirret nga SPAK si person me dijeni. Po vazhdojnë përpjekjet për të asgjësuar opozitën. Nxitimi i  SPAK lidhet me aksionin e opozitës” tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë