Nga Gazeta Si- Ndryshe nga herët e tjera, ish-ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj këtë herë ka pranuar të flasë për mediat pas paraqitjes në SPAK, ku është shprehur se ai është pyetur për gjëra që është pyetur edhe më parë.
Beqaj ka dalë nga SPAK ku qëndroi prej rreth 10 orësh. Ai është paraqitur në SPAK mëngjesin e sotëm, që prej orës 09:00 për t’u marrë në pyetje si person që ka dijeni mbi koncesionin e sterilizimit.
Pas daljes ai ka folur për median, duke thënë se kishte një seancë pyetjesh dhe bashkë me avokatin ka kërkuar që të bëhen veprime hetimore shtesë.
“Si e dini që nga data 20 nëndor jam një person në hetim për sterilizimin. Patëm një seance pytjesh. Kryesisht për ato gjëra që jam pyetur më parë. Bashkë me avokatin kërkuam që të behen dhe disa veprime hetimore shtesë për kohën kur unë nuk kam qenë ministër”, tha ndër të tjera Beqaj.
GJKKO i caktoi masën “detyrim paraqitje” në lidhje me koncesionin e sterilizimit. Beqaj po hetohet për shpërdorim detyre.
Ndaj tij janë caktuar dy masa sigurie, detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje