Sali Berisha është sot 79 vjeç. Pas 33 vitesh karriere politike, atij iu hoq imuniteti me 75 vota nga Kuvendi duke i hapur rrugë SPAK-ut për të kërkuar arrestimin e tij në GJKKO.
Kuvendi i nisi SPAK-ut në mesditë miratimin e autorizimit për arrestim.
Letra sipas protokollit dërgohet me postë.


SPAK ia çon më pas kërkesën për arrestim GJKKO për arrest më burg ose arrest shtëpie.
Vetë Arben Kraja prokuror i SPAK nuk dha përgjigje konkrete kur u pyet në mbledhjen e Këshillit të Mandateve se cilën prej masave do të kërkonte. Sipas tij, ky vendim i përkiste një faze të dytë.
Më pas gjykata mblidhet në dhomën e Këshillimit pa praninë e palëve dhe pa lajmërim publik dhe merr vendim.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka regjistruar procedimin penal ndaj Sali Berishës me akuzën e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim.
Kjo dispozitë parashikon se kërkimi ose marrja, drejtpërdrejtë ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt apo i një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i parregullt, nga funksionari i lartë shtetëror ose i zgjedhuri vendor, për të kryer ose moskryer një veprim që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga katër deri në dymbëdhjetë vjet.
Që do të thotë se në këtë rast, mosha e thyer e Berishës nuk do të ndikojë pasi është mbi kufirin ligjor për arrest shtëpie.
Kufiri ligjor është për vepra deri në 10 vjet burg, vepra për të cilën akuzohet Berisha parashikon deri në 12 vjet burg.
Duhet nënvizuar gjithashtu se vendimi ndaj Sali Berishës do të merret nga e njëjta trupë gjyqësore e GJKKO që vendosi më herët masat shtrënguese ndaj tij
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje