Nga Gazeta ‘Si’- Paralelisht me konferencën e fundvitit që kryeministri Edi Rama po mbante me gazetarët, GJKKO vendosi masën ‘arrest shtëpie’ për ish-kryeministrin Sali Berisha.
I pyetur nëse ky vendim mund të konsiderohej si një fitore e Partisë Socialiste, Rama u shpreh se arrestimi i dikujt nuk është kurrë fitore e një partie.
“Partitë fitojnë zgjedhje për të dërguar përpara vendin dhe partitë nuk janë organizata ushtarake që funksionojnë për të luftuar kundërshtarët. Nuk e shoh në asnjë formë si një fitore të Partisë Socialiste. Nuk ka fare lidhje me nevojën për të parë si fitore faktin që cilidoqoftë vihet nën trysni dhe pastaj nën masat e drejtësisë.
Ashtu sikundër nuk do të ketë drejtësi në Shqipëri deri kur të gjykohet 21 janari. Pa u vënë para drejtësisë vrasësit dhe urdhëruesit e tyre që janë në fakt vrasësit e vërtetë, drejtësia do të jetë e pamjaftueshme sa i përket fuqisë së saj.
21 janari dhe gjykimi do të vendosin një gur të palëvizshëm për deri ku mund të shkojë ose ku mund të mos shkojë ushtrimi i forcës represive të shtetit si rezultat i abuzimit në të nga persona të veshur në pushtet por këtë e kam në parim. Për rastin konkret nuk kam asnjë koment”, tha kryeminstri Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje