Prokurori Besnik Cani e ka kaluar me sukses Vettingun. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në mbledhjen e sotme ka konfirmuar në detyrë prokurorin Besnik Cani.
Cani aktualisht është këshilltar i Prokurores së Përgjithshme, Arta Marku. Në vitin 2015 Cani u largua nga posti i drejtuesit në Prokurorinë e Shkodrës, duke u transferuar në atë të Elbasanit. Prokurori Cani gjithashtu është kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Sipas ILDKPKI, në aspektin e pasurisë, Cani nuk ka pasur probleme.
Komisioni ka ngritur dyshime për aspektin profesional, pasi ka pasur një lumë denoncimesh kundër tij, ndërsa janë ngritur dyshime për disa dosje, mes tyre një në Fier dhe një në Elbasan. E para për moshetimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqo për përfshirje në skemë korruptive për qiratë e buta, pasi dyshohet se kishte përfituar kredi si i pastrehë, por nga hetimi rezultoi se gruaja e tij kishte marrë statusin si e pastrehë. Dosja e dytë është për pushimin e hetimeve për tenderat në spitalin Psikiatrik të Elbasanit, kur ka qenë prokuror në këtë qytet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje