Nga Gazeta ‘Si’-Kongresmeni amerikan Jim Himes i është drejtuar me një shkresë ambasadorit të Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati ku i kërkon mundësimin sa më parë të votës së emigrantëve.
Lajmin e ka bërë të ditur, Diaspora për Shqipërinë e Lirë, ku bashkëpresidenti i kësaj lëvizje ka zhvilluar një takim me kongresmenin për të ngritur shqetësimin e mos-zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese mbi përmbushjen e bazës ligjore për mundësimin e procesit të Votës së Diasporës.
Në një postim në rrjetet sociale kjo lëvizje ka bërë me dije se në përkrahje të procesit, kongresmeni Himes ka dërguar një letër përfaqësuesit të shtetit shqiptar në SHBA, duke nënvizuar vendimin e gjykatës dhe nevojën e mundësimit të procesit sa më parë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje