Nënkryetari PD-së Oerd Bylykbashi në një deklaratë për mediat pas bllokimit të punës në Komisionin për Reformën Zgjedhur është shprehur se nuk do të ketë normalitet në parlament sa kohë nuk respektohen rregullat.
Ai ka kërkuar që të rishikohet përbërja e Komisionit, pasi sipas tij Rama po kërkon shitblerjen e votave në parlament.
“Normalitet në parlament nuk do të ketë sa kohë rregulla të rëndësishme do të shkelen në këtë formë. Të rishikohet përbërja e komisionit”, tha ndër të tjera Bylykbashi.
Fatmir Mediu anëtar i Komisionit për Reformën Zgjedhore I bëri thirrje deputetëve të opozitës që të mos bëhen pjesë e ‘farsës së mazhorancës’
“Edi Rama nuk i ka 84 vota në parlament. Dua ti bëj thirrje çdo deputeti të opozitë mos të bashkohet në një farsë për të shkatërruar zgjedhje të lirshme dhe të ndershme. Ky komision është bipartizan dhe në dy krahët ka pjesëmarrje. Kemi detyrime të krijojmë standard për zgjedhje të lira dhe të ndershme” tha Mediu.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje