Politike

‘Udhëhiqte revolucione imagjinare’, Meta i përgjigjet Ramës: Imagjinar është vetëm inceneratori i Tiranës

Kryetari i PL-së, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me komentin e kryeministrit Edi Rama, se kur ai ishte president udhëhiqte revolucione imagjinare të opozitës.

“Jemi në një situatë tërësisht reale, aspak imagjinare. Por të paralajmëruar prej kohësh nga ish-presidenti i Republikës, për kapjen totale të shtetit dhe të zerimit të pavarësisë së çdo institucioni të pavarur. Kemi përjetuar së bashku momente aspak imagjinare por tërësisht reale pasojat e së cilës po i vuan vendi sot dhe do i vuajë për një periudhë të paparashikueshme. Nuk ka qenë imagjinar betimi tek noterja tek Lana i një kandidateje për anëtare për gjykatën Kushtetuese. Nuk ka qenë imagjinare zgjedhja me 79 vota nën flakët e tymuesve të opozitës të prokurorit të përgjithshëm nga 84 vota që e kishte sistemi. Imagjinar është vetëm inceneratori i Tiranës që nuk ekziston”, tha kreu i PL-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë