Dita e 25-të e protestës së banorëve të Astirit, sot ka nisur ndryshe. Duke qenë se është ditë feste, Dita e Flamurit, banorët kanë shpalosur një flamur 6 metra të gjatë dhe shprehen se “dita e sotme është festë, por edhe betejë kundër këtij regjimi”.
Teksa kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve në rrugë, banorët shprehen se banesat i kanë të ndërtuara me gjak, ndërsa sipas tyre policia po i provokon çdo ditë.
“Do e vazhdojmë protestën deri në fund dhe shtëpitë nuk i dorëzojmë. Jemi shqiptarë dhe nuk jemi serbë. Do e ngremë flamurin dhe shtëpitë tona do t’i mbrojmë se i kemi me gjak. Të gjithë bashkë për një qëllim. Kjo është ditë feste dhe ditë beteje kundër këtij regjimi. Vetëm ata në kohën e Enver Hoxhës silleshin në këtë mënyrë. Veprojnë natën në mënyrën më të turpshme. Po provokohemi çdo ditë nga policia”, thonë ndër të tjera qytetarët.
Dje ALUIZNI publikoi listën e 107 banorëve që përjashtohen nga procesi i legalizimit tek Unaza e Re.
ALUIZNI fton qytetarët, të cilët e gjejnë veten brenda kësaj liste, të aplikojnë pranë Bashkisë Tiranë, për përfitimin e qirasë dhe strehimit social.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje