Politike

PS me vendim drastik/ Përjashtohen me 10 ditë nga Kuvendi 18 deputetë të PD, Salianji 20 ditë: Rama na ka shpallur luftë

Qysh prej muajit tetor kur opozita ka nisur aksionin e saj politik për të penguar zhvillimin normal të punimeve të Kuvendit me qëllim plotësimin e kërkesave të saj, PS-ja ka marrë të hënën vendimin me drastik për përjashtimin e jo pak por 19 deputetëve të PD-së.

Argumenti i sjellë nga 7 deputetë firmëtarë të PS-së është se kanë bllokuar punimet normale të Kuvendit me zhurmues.

Përjashtimi i tyre vjen edhe në një kohë kur është pamundësuar fizikisht mbledhja e komisionit për reformën zgjedhore për të cilën 47 deputetë të opozitës i kanë drejtuar një letër zyrtare Lindita Nikollës për ndryshimin e përbërjes, por pa marrë përgjigje.

I vetmi reagim nga mazhoranca është kërkesa për përjashtimin e 19 deputetëve përfshi katër deputete femra.

Këshilli i Etikës vendosi po sot në orën 15.00 10 ditë përjashtim për 18 deputetë dhe 20 ditë për deputetin Ervin Salianji

PD e dënon me forcën më të madhe këtë dhe e dënojmë si shpallje lufte të cilës ne nuk do t’i shmangemi dhe do të përgatisim përgjigjien. U bëjmë me dije partnerëve ndërkombëtarë se thirrjet e tyre të përsëritura po shpërfillen në mënyrë putiniane nga Edi Rama. Shkarkimi përkohësisht i 19 deputetëve të opozitës nuk mund të bëhet nga qeveria. I bëjmë thirrje Edi Ramës të ndalë luftën ndaj opozitës përndryshe do t’i përgjigjemi me të gjitha format e mosbindjes civile. I bëjmë thirrje Parlamentit Europian të dërgojë në Shqipëri një mision monitorimi” tha Salianji. 

Masat me rregulloren e re përfshijnë nga 10 deri në dy muaj përjashtim nga punimet e Kuvendit.   

Emrat e deputetëve për përjashtim:
Albana Vokshi
Sorina Koti
Elda Hoti
Lindita Metaliaj
Isuf Cela
Tritan Shehu
Lefter Geshtenja
Helidon Bushati
Xhelal Mziu
Edmond Spaho
Oerd Bylykhashi
Ervin Salianji
Saimir Korreshi
Kasem Mahmutaj
Ramadan Likaj
Kastriot Piroli
Qani Xhafa
Lodovik Hasani
Luan Baçi


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë