Politike

‘Teatër kukullash’, Çuçi paralajmëron: Do ketë përsëri përjashtime nëse opozita vazhdon kështu

Nga Gazeta Si- Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Bledi Çuçi paralajmëroi se nëse opozita vazhdon me këtë rrugë, brenda rregullave ata do vazhdojnë me kërkesat e tyre për t’i përjashtuar.

Çuçi u shpreh gjithashtu se kjo që po ndodh nga opozita është një teatër kukullash.

“Ata nëse do vazhdojnë kështu, sigurisht edhe ne brenda rregullave edhe kushtetutës do vazhdojmë me kërkesat tona për të përjashtuar këdo që prish seancat plenare apo komisionet. Askush nga deputetët që nuk janë përjashtuar nuk janë ndaluar. Ky teatër që merr kolegët e përjashtuar dhe vendosi përpara për ti futur me zor, nuk është as absurd, por teatër kukullash”, tha Çuçi.

Situata u tensionua për shkak se deputetët e opozitës nuk u lejuan nga Garda që të futen në sallën e parlamentit që nga fillimi i seancës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë