Politike

Protestuesit ‘shtyjnë’ Bardhin drejt ballkonit të Berishës, ish-kryeministri: E gjithë Shqipëria në Tiranë në 20 shkurt!

Nga Gazeta Si- Për herë të parë që kur Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie dhe poshtë pallatit të tij organizohen protesta, sot është bashkuar edhe Gazment Bardhi.

Qytetarët të cilët nga protesta para parlamentit janë zhvendosur drejt rrugicës poshtë pallatit të Sali Berishës, kanë marrë me vete edhe Bardhin, duke brohoritur emrin e tij ndërkohë që e nxisnin për të shkuar në protestën tek shtëpia e Berishës.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar protestën e radhës nga opozita, teksa iu drejtua mbështetësve të tij nga dritarja e banesës.

Berisha u shpreh se në datën 20 shkurt e gjithë Shqipëria do të mblidhet në Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë