Futboll

Neymar në historinë e Champions League, kalon Kaka

Sulmuesi i PSG-së, Neymar, ka shënuar një gol shumë të rëndësishëm në ndeshjen ndaj Liverpulit në Champions League. Ai realizoi golin e dytë për skuadrën e tij në minutën e 37-të, ndërsa më parë kishte shënuar golin e avantazhit Bernat. Një gol me vlera në fitoren 2-1 ndaj anglezëve, që i ka ngjitur francezët në vend të dytë. Kualifikimi tashmë është shumë pranë për PSG-në.

Por goli ndaj Liverpulit ishte shumë i rëndësishëm edhe në aspektin personal për Neymar, i cili ka hyrë në historinë e Championsit, duke u bërë braziliani që ka shënuar më shumë gola në këtë kompeticion. Sulmuesi i PSG-së ka parakaluar ish-milanistin Kaka. Neymar është ngjitur në kuotën e 31 golave në Championas League dhe në këtë llogari përjashtohen ndeshjet paraeliminatore. Bëhet fjalë vetëm për ndeshjet në grup dhe fazën finale.

Neymar, braziliani me më shumë gola në Champions

Kaka ka shënuar 30 gola, shumicën me fanellën e Milanit. Vendin e tretë në këtë klasifikim e mban Rivaldo, një tjetër ish-milanist, që ka shënuar 27 gola në kompeticionin madhor për klube. Për ta kaluar tamam Kaka, Neymar duhet të fitojë edhe “Topin e artë”, që Rikardo e ka fituar në vitin 2007, kur fitoi Championsin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë