Lajme

Shkrumbohet një makinë në Shkodër, dëmtohen edhe dy të tjera

Një makinë është shkrumbuar nga flakët gjatë natës në Shkodër. Ngjarja ndodhi rreth orës 4:15 të mëngjesit në lagjen “Vojo Kushi” të qytetit të Shkodrës.

Mësohet se automjeti tip “Benz A Class” ishte parkuar në rrugën “Vajguri” dhe është shkrumbuar totalisht nga flakët. Si pasojë e flakëve janë djegur pjesërisht edhe dy automjete të tjera.    

Nga të dhënat e para dyshohet se është zjarr i qëllimshëm. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërsa policia po heton rreth shkaqeve.    


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë