Politike

Shqipëria heq vizat me Azerbajxhanin, Rama nga Baku: Do të ndërtojmë një qendër gazi në Vlorë

Nga Gazeta ‘SI’ – Kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, kanë firmosur marrëveshjen e heqjes së vizave midis dy vendeve.

Në një takim në Baku, kryeministri shqiptar foli dhe për planet e gazifikimit të Shqipërisë, në bashkëpunim me Azerbajxhanin. Në fjalën e tij nga kryeqyteti azer, Rama tha se pas bashkëpunimit me TAP, po synohet ngritja e një qendre gazi në qytetin e Vlorës.

 “Ne ishim një Kore e Veriut në Europë dhe sistemet e gazit ishin jo ekzistuese dhe të shkëputura nga pjesa e botës. Duke u mbështetur në bashkëpunimin e suksesshëm me Tap-in synojmë një qendër të gazit në Vlorë.  Duke u bashkuar me atë që theksoi presidenti Alijev përmendi nismën e Azerbajxhanit për të marrë stafetën e COOP dhe për ta organizuar atë këtu. Është treguese kur një vend kaq i pasur në karburant dhe fosile bën një hap para e thotë që të bëjmë një hap, këtu duhet t’i vijë përgëzimi më i madh i Azerbajxhanit dhe mikpritësit tonë jashtëzakonisht të çmuan”, tha kryeministri shqiptar.

Më tej, kreu i qeverisë shprehu se projekti i gazifikimit mbetet qëllim i Shqipërisë dhe e quajti korridorin jugor të gazit, të jetësishëm për të gjithë rajonin. Ai shtoi se energjia e rinovueshme është opsioni thelbësor i Shqipërisë.

“Korridori jugor përcakton një format unik të bashkëpunimit ndërkombëtare. Kjo përvojë e re do të shtrihet masivisht në shumë fusha të tjera dhe vërtetë kjo rrugë e re e mëndafshtë e energjisë, është shndërruar në një urë bashkëpunimi intensiv, me një format, i cili vetëm shton dëshirën dhe mundësitë që ofron. Sot, ky format është shndërruar në një urë, ku pjesë e re përbërëse është bërë edhe dimensioni i energjisë së gjelbër. Sot jemi dëshmitarë se korridori jugor i gazit ka ndryshuar shumë jetë. Teksa Europa po mbledh furnizimet me gaz të lëng, korridori jugor do të mbetet një nga burimet e pakta konkurruese dhe të sigurta. Në agjendën e gjelbër, gazi i Azerbajxhanit janë thelbësor për të ardhmen e përbashkët. Të orientojmë investimet drejt projekteve të energjisë së ripërtëritshme. Sot, Shqipëria mbështetet 100% në energjinë e ripërtëritshme. Për ne, investimet në energjinë e ripërtëritshme janë thelbësore. Nisja e dialogëve për hidrogjenin është shumë e rëndësishme, përmirëson vlerëson e kësaj nisme vizionare. Përqafimi i hidrogjenit të gjelbër çel mundësi të reja ekonomike, nxit inovacionin dhe e bën korridorin një nismë largpamëse”, u shpreh kryeministri Edi Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë