Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, ka njoftuar mbledhjen e përgjithshme të gjyqtarëve për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ). Mbledhja e Përgjithshme duhet të zgjedhë 6 anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Mbledhja do të mbahet në hotel Tirana më 12 dhjetor ora 10:00.
“Pasi u njoha me listën e kandidatëve për Këshillin e Lartë Gjyqësor, përcjellë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më datë 27 nëntor 2018, sot më datë 30 nëntor vendosa të thërras Mbledhjen e Përgjithshme të Gjyqtarëve që duhet tëzgjedhë 6 anëtarët e KLGj-së”, shkruhet në letrën e Zaganjorit.
Pjesëmarrja në këtë mbledhje është detyrim ligjor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje