Lajme

Ministri Lleshaj, takim me drejtuesit e Policisë së Korçës

Pas marrjes së detyrës së ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj po viziton drejtoritë e policive në vend.

Ditën e sotme, ministri Lleshaj së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Policisë së Qarkut të Korçës.

Kryesisht në fokus të takimeve të Lleshajt me strukturat e policisë ka qenë lufta ndaj kriminalitetit dhe garantimi i sigurisë së qytetarëve. Kjo ka qenë edhe porosia e prerë e Lleshajt për krerët e policisë.

Që prej marrjes së detyrës, ministri Sandër Lleshaj ka zhvilluar vizita në policinë e Shkodrës, Durrësit, Elbasanit, Beratit dhe Gjirokastrës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë