Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, që prej ditës së djeshme ndodhet në Londër për një vizite pune.
Gjatë kësaj vizite, Balla po zhvillon një sërë takimesh në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar dhe një takim me emigrantë shqiptarë që jetojnë e punojnë në Londër.
Ai u shpreh se drafti i reformës zgjedhore do mund të votohej përpara Krishtlindjeve.
“Unë dua të ndaj me ju bindjen se ne kemi arritur tashmë në një draft të përbashkët që na bashkon në pjesën më të madhe të reformës zgjedhore, që besoj dhe shpresoj që do të votohet përpara Krishtlindjeve. Drafti ka të integruar në tërësi të gjitha rekomandimet e raporteve të OSBE/ODIHR-it për tri zgjedhjet e fundit, në një fazë të menjëhershme të rakordojmë të gjitha ndryshimet, pasi vota e shqiptarëve jashtë territorit dot ë kërkonte edhe ndryshime kushtetuese, të cilat ne si Parti Socialiste jemi gati dhe presim t’i bëjmë”, u shpreh Balla.
Në takimet me deputetët Madeleine Moon, Presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, konservatorin Martin Vickers, John Groghan, i cili kryeson edhe Grupin për Shqipërinë në Parlamentin britanik, apo Margaret Hodge si dhe me Drejtoreshën e Fondacionit Westminister, i cili pritet të hapë së shpejti një prezencë të vetën në Shqipëri, u diskutua edhe për nevojën e intensifikimit të shkëmbimeve tregtare dhe prezencës më të madhe të kompanive britanike në Shqipëri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje