Lajme

“Unaza e Re”, vijon prishja e ndërtimeve

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) ka vijuar për të katërtën ditë radhazi prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave që do mundësojnë ndërtimin e Unazës. Gjatë natës janë shkulur të gjitha pemët dhe shtyllat e ndriçimit.

Gjithashtu, makineritë e IMT-së kanë shembur edhe disa mure rrethuese, të cilat gjithashtu përfshihen në gjurmën ku kalon projekti i zgjerimit të Unazës së Madhe.

Banorët e zonës do të vijojnë sërish me protestën në orën 17:00, në ditën e 27-të radhazi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë