Lajme

Mallra kontrabandë, pranga doganierit dhe 3 të tjerëve në Kapshticë

Një doganier është arrestuar këtë të premte në Doganën e Kapshticës, pasi lejoi kalimin e 4 mjeteve me mall të dyshuar kontrabandë pa ushtruar kontrollin përkatës.  

Po kështu mësohet se janë arrestuar dhe 3 shtetas të tjerë si dhe është shpallur në kërkim një tjetër për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit: 

1.Lulzim Kodra, 59 vjeç, banues në Sovjan Maliq, me detyrë doganier pranë Doganës së Kapshticës.

2. R. Sh., 29 vjeç,

3. K. M., 23 vjeç,

4. P. V., 45 vjeç,

Si edhe u shpall në kërkim shtetasi G. M., 29 vjeç, banues në Bilisht Devoll.

Sipas policisë, personat e përmendur janë kapur në Bilisht me mjetet  e tyre respektive, ku iu gjetën të ngarkuara mallrat e dyshuara kontrabandë, fruta të thata.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme. 


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë