Nga Gazeta ‘SI’ – Ministri i Brendshëm Taulant Balla tregoi se qeveria ka miratuar vendimin për krijimin e një regjistri unik adresash.
Pas mbledhjes së qeverisë, Balla tha se për çdo banesë, biznes, ndërtesë do të ketë një kod unik, si lehtësim për postën, por edhe turistët e qytetarët. Regjistri do të jetë në menaxhimin e ministrisë së Brendshme.
Ai tregoi se brenda muajit do të miratohet dhe marrëveshja e ekstradimit me Emiratet e Bashkuara dhe se atje është dërguar një listë me emra kontigjentësh kriminalë.
“Rasti i sotëm i jep fund konsiderimit të këtij vendi si në oaz për t’ju fshehur drejtësisë shqiptare. Ai duhet të jetë në avion tani që flasim”, tha ministri i Brendshëm referuar shqiptarit të shumëkërkuar nga Interpoli, Bruno Çobo që ekstradohet në Shqipëri nga Emiratet.
Ministri Balla njoftoi se ka dhe një tjetër marrëveshje me shtetin arab. Ai zbuloi se marrëveshja përfshin pajisjen me radarë dhe kamera të rrugëve, në përpjekje për të ulur numrin e efektivëve që patrullojnë në rrugë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje