Futboll

Derbi i Rubinit, Partizani përmbys Tiranën dhe ëndërron titullin

Fatjon Rupi – Partizani ka triumfuar sërish në derbin e kryeqytetit, këtë radhë duke treguar gjithë forcën e tij, pasi përmbysi avantazhin e Tiranës nga 0-1 në 2-1. Protagoist ishte sulmuesi i futur në fushë nga stoli, Rubin Hebaj, autori i dy golave për të kuqtë. Tifozët e Partizanit në delir, kure ata të Tiranës në “zi”.

Trajneri Gega ka bërë prapakthehu dhe ka hedhur në fushë nga minuta e parë Alban Hoxhën, ndryshe nga sa tha në konferencën e shtypit para derbit. Por këtë herë portieri i Partizanit nuk mbante shiritin e kapitenit, që ishte sërish në krahun e Belicës. Hoxha ka sakrifikuar duke luajtur me injeksion në këtë ndeshje. Në krahun tjetër, trajneri Mema aktivizoi Grent Halilin titullar, në vend të Grecës, që mungoi për shkak kartonësh. Djali i presidentit të Tiranës, Refik Halili, mund të ishte heroi i skuadrës së tij, por Hebaj i ka prishur ndoshta ditën më të lumtur të jetës së tij.

Pjesa e parë nuk ka sjellë gola, edhe pse të dyja skuadrat kanë zhvilluar një lojë sulmuese. Tirana u tregua më agresive në fillim, por pa konkretizuar. Trashi ka pretenduar për penallti, pas ndërhyrjes së Atingas në zonë, por ka parë para syve kartonin e verdhë për simulim, sipas kryesorit Hamiti. Një rast shumë i dyshimtë. Fundi i 45 minutave të para u shoqërua me nervozizëm nga të kuqtë, sepse loja u ndërpre teksa Telushi po gjuante drejt portës.

Hebaj shënon golin e barazimit

Halili gjeti rrugën e rrjetës pesë minta pasi kishte filluar pjesa e dytë, duke gjuajtur saktë brenda zonës. Tirana në avantazh dhe në stadium pllakos heshtja. Në kampin bardheblu u krijua ideja se kishte ardhur momenti i madh i fitores në derbi dhe ndoshta festa nisi para kohe. Trajneri Gega lëvizi me shpejtësi dhe hodho në fushë kartën Hebaj, i cili mori vendin e mbrojtësit Ibraimi. Partizani shtoi forcat sulmuese dhe pikërisht ky ndërrim i trajnerit Gega rezultoi i goditur. Sulmuesi shkodran barazoi shifrat pak minuta pasi hyri në fushë, kurse katër minuta para fundit i dha Partizanit fitoren, duke përfituar nga gafa e Hoxhallarit, i cili doli huq.

Partizani e meritoi fitoren, pas krijoi më shumë raste për golse kundërshtari, madje në dy raste ishte pa fat, kur traversa i mohoi golinAsanit dhe Hilës. Të kuqtë kryesojnë tashmë të shkëputur 4 pikë nga Skënderbeu ivendit të dytë, që nuk e ka zhvilluar ndeshjen e tij me Teutën. Partizani këtëherë ka fituar me përmbysje dhe kjo tregon qartë se e ka forcën të shkojë tetitulli i munguar. Nga gëzimi i golit të fitores, tifozët e kuq kapërcyen kangjëllatdhe u futën në fushë, por pa shkaktuar probleme.

Tifozët e Partizanit ndezin stadiumin pas golit të fitores

Tirana, për të disatën heë këtë sezon, ka vuajtur gafat e saj në mbrojtje. Një shqetësim që trajneri Mema e ka ngritur shumë shpesh, por skuadra nuk po arrin të korrigjohet në këtë pjesë dhe pëson rregullisht për faj të saj. Bardheblutë e kanë të pamundur të dalin nga “tuneli” ku kanë hyrë që në fillim të sezonit. Objektivi i vetëm për ta mbetet mbijetesa. Tifozët e Tiranës kanë përjetuar zhgënjimin e radhës dhe braktisja ndaj skuadrës së zemrës do të jetë edhe më e madhe në vazhim

Partizani-Tirana 2-1

Partizani: Hoxha, Ibrahimi (Hebaj 59’), Atanda, Belica, Trashi,Hila, Telushi, Asani (Kote 90’), Mensah (Çinari 82’), Mala, Bardhi. Trajner: Skënder Gega.

Tirana: Abibi, Doka (Kërçiku 70’), Hoxhallari, Atinga, Imami, Maveje, Karabeci (Kobina 56’), Daja, Hasani, Halili (Bllazhevski 67’), Sentamu. Trajner: Ardian Mema.

Gjyqtar: E.Hamiti


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë