Lajme

Itali, kapet me 500 kg hashash, arrestohet 25-vjeçari shqiptar

Policia italiane ka arrestuar një 25-vjeçar shqiptar, pasi u kap me 500 kg drogë në Portin e Barit, në Itali.

Mediat italiane bëjnë me dije se i riu u kap në flagrancë me gjysmë kg marijuanë të fshehur në trup, ndërsa tentonte të kalonte pa u kontrolluar në doganën e portit.

Mësohet se i riu 25-vjeçar u zbulua në momentin që policia po kryente procedurat e zakonshme, ku i dyshuari ka shfaqur shenja nervozizmi, duke çuar më pas në zbulimin e drogës. Substanca e lëndës narkotike iu gjet të riut e lidhur me një fashë elastike në trup, të cilën ia maskonte edhe xhupi që mbante veshur.

Dyshimet paraprake të policisë janë se droga ishte e destinuar për treg të brendshëm, pasi 25-vjeçari do të kthehej sërish në mbrëmje në tragetin ku punonte. Ndërkohë, policia italiane është duke zhvilluar hetime të mëtejshme për të identifikuar kanalin e furnizimit dhe përfituesit e marijuanës.     


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë