Një nga nënkryetaret e Bashkisë së Himarës, Blerina Bala u zgjodh të premten kryetare e komanduar e Bashkisë deri në zgjedhjet e reja.
Mbledhja u shoqërua me tensione, por ajo që mbeti në letër, përpos debateve përjashtimit dhe ofendimeve ne greqisht ndaj Vangjel Tavos, ishte votimi.
Blerina Bala u zgjodh me 15 vota pro. Ajo është votuar edhe nga një këshilltar përfaqësues i Bashës, një këshilltar përfaqësues i Rithemelimit dhe një këshilltar përfaqësues i Partisë së Lirisë.
Me konkretisht, Qirjako Mërkuri (LZHK), Maks Vlashi (Mega), Fuat Mati (Rithemelimi), Aleks Llazari (PD), Timoleo Gërdhuqi (PL) dhe Milto Nika nga PSD
Në një deklaratë për mediat, juristi dhe zëdhënësi i fushatës së Fredi Belerit, Skerdjan Dhuli tha se “ruspën e madhe të pushtetit mund të bjerë kushdo”.
“Skenari i përgatitur politikisht nga Rama shkoi deri në fund. Pas legjimitetit politik dhe moral këshilli bashkiak përmbysi rezultatin e 14 majit. Në një farë mënyre ata që humbën bashkinë me votë në 14 maj sot e rimorën në një mënyrë ilegjitime. Ne si PD dhe si koalicion opozitar e refuzuam pjesëmarrjen. Ju ishin në dijeni sesi këshilltarë të ndryshëm ranë pre e ruspës së pushtetit.
Ishte qëndrimi personal i tyre. E rithem që në ruspën e madhe të pushtetit mund të bjerë kushdo”, tha ai.
Votat për Blerina Balën
9 vota nga PS
1 votë nga PSD
1 votë nga MEGA
1 votë nga LZHK
1 votë nga PD
1 votë nga Rithemelimi
1 votë nga PL
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje