Politike

Të martën mblidhet komisioni hetimor për TIMS-in, përcaktohet axhenda e punës

Nesër pas mesdite zhvillohet mbledhja e parë e komisionit hetimor për TIMS-in, i ngritur pas marrëveshjes PS-PD e Rithemelimit.

Komisioni hetimor për të dhënat e TIMS, do të drejtohet nga kryetari Ervin Salianji, ndërsa nënkryetar është Toni Gogu.

Sipas rendit të ditës, të martën pritet të konstituohet komisioni hetimor,  të bëhet prezantimi i anëtarëve të tij, të përcaktohen detyrat dhe të bëhet zgjedhja e ekspertëve ligjorë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë